Microsoft përfundon mbështetjen e Windows 7

Microsoft përfundon mbështetjen e Windows 7

Microsoft do të ndalojë mbështetjen e Windows 7. Kjo do të thotë se nuk do të lëshojë më azhurnime softuerësh, përfshirë softuerësh që mund të parandalojnë sulmet kibernetike, për miliona kompjuterë.

“Ndërsa ju mund të vazhdoni të përdorni kompjuterin tuaj që ekzekuton Windows 7, pa azhurnime të vazhdueshme softuerësh dhe sigurie, ai do të jetë në rrezik më të madh për viruse dhe malware”, thotë Microsoft në faqen e internetit, përcjell Telegrafi.

“Përveç kësaj, shërbimi i klientëve të Microsoft nuk do të jetë më në dispozicion për të siguruar mbështetje teknike të Windows 7”.

Microsoft thotë se njerëzit që përdorin Windows 7 duhet të bëjnë një nga dy gjërat.

Njerëzit me kompjuter më të ri se tre vjeç mund të paguajnë për ta përditësuar me Windows 10 nëse nuk e kanë bërë këtë tashmë.

Dhe kjo fillon me 139 dollarë për kompjuter.

Microsoft fillimisht ofroi një azhurnim falas deri më 29 korrik 2016.

Por, nëse keni një kompjuter që është më shumë se tre vjeç, Microsoft sugjeron të blini një kompjuter të ri që operon me Windows 10.

Share this post